Mane: Benzema e meriton Topin e Artë

Sadio Mane ka komentuar rreth çmimit të Topit të Artë. Kanë mbetur edhe disa ditë deri në shpalljen e fituesit për trofeun më prestigjioz individual, Topin e Artë. E, pretendenti kryesor për të fituar atë çmim është Karim Benzema, pasi ishte vendimtar në sukseset e  Real Madridit, për sezonin që lamë pas. Së fundmi është…

Sport

06/10/2022 23:30

Sadio Mane ka komentuar rreth çmimit të Topit të Artë.

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në shpalljen e fituesit për trofeun më prestigjioz individual, Topin e Artë.

E, pretendenti kryesor për të fituar atë çmim është Karim Benzema, pasi ishte vendimtar në sukseset e  Real Madridit, për sezonin që lamë pas.

Së fundmi është Mane që ka thënë se sulmuesi francez e meriton Topin e Artë, pasi ka kaluar një vit të mrekullueshëm.

“Benzema e meriton Topin e Artë. Me të vërtete, ai e meriton këtë vit, pasi ka pasur një sezon të mrekullueshëm me Realin. Sinqerisht mendoj kështu”, u shpreh Mane, për ‘Canal +’.

Kujtojmë që Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në 46 ndeshje gjithsej./Lajmi.net/