Reali planifikon zgjatjen e kontratës së Benzemas

Real Madridi është duke planifikuar që t’ia zgjasë kontratën Karim Benzemas. Sulmuesi është duke vijuar me paraqitje të mira me “Los Blancos”, e për rrjedhojë madrilienët s’e kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij. Ajo që ka rëndësi në këtë mes është se palët janë dakorduar për ta vazhduar bashkëpunimin. Benzema është i lumtur…

Sport

06/10/2022 16:50

Real Madridi është duke planifikuar që t’ia zgjasë kontratën Karim Benzemas.

Sulmuesi është duke vijuar me paraqitje të mira me “Los Blancos”, e për rrjedhojë madrilienët s’e kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij.

Ajo që ka rëndësi në këtë mes është se palët janë dakorduar për ta vazhduar bashkëpunimin.

Benzema është i lumtur te Reali dhe, për rrjedhojë, hedhja e “të zezës mbi të bardhë” s’do të jetë problem. /Lajmi.net/