Inter pas Chalobah, e shohin si zëvendësues të mundshëm të Skriniar

Inter po përgatiten për një lëvizje drejt Trevoh Chalobah. Mbrojtësi premtues i Chelsea, Chalobah është në radarin e gjigantit italian, Inter. Trevoh Chalobah shihet si zëvendësuesi i duhur për Milan Skriniar, i cili po lidhet me një kalim të mundshëm te PSG. ‘Gazzetta dello Sport’ thotë se Inter po monitoron me kujdes situatën e Chalobah…

Sport

28/09/2022 16:07

Inter po përgatiten për një lëvizje drejt Trevoh Chalobah.

Mbrojtësi premtues i Chelsea, Chalobah është në radarin e gjigantit italian, Inter.

Trevoh Chalobah shihet si zëvendësuesi i duhur për Milan Skriniar, i cili po lidhet me një kalim të mundshëm te PSG.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se Inter po monitoron me kujdes situatën e Chalobah dhe lojtari prin listën e dëshirave, përcjell lajmi.net.

Romelu Lukaku mund të jetë kyç për transferimin e Chalobah, pasi kishte raporte të mira me të gjatë qëndrimit te Chelsea.

Ylli belg ka nisur tashmë negociatat për ta bindur Chalobah që t’i bashkohet tek Inter. /Lajmi.net/