Napoli kërkon të blindon Rrahmanin
Napoli kërkon të vazhdojë edhe më tej me Amir Rrahmanin. Napoli është duke punuar në rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit. Kapiteni i Kosovës po cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në ekipin napolitan, dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet në fushë. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar së fundmi se kontrata…
Sport
Napoli kërkon të vazhdojë edhe më tej me Amir Rrahmanin.
Napoli është duke punuar në rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit.
Kapiteni i Kosovës po cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në ekipin napolitan, dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet në fushë.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar së fundmi se kontrata e Rrahmanit mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, përcjell lajmi.net.
“Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është siguri në qendër të mbrojtjes dhe ka gjetur përshtatje të mirë me mbrojtësin jug-korean, Kim Min-Jae.
Mbrojtësit pritet t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025 dhe do të ketë edhe përmirësim në të ardhura”, ka shkruar gazeta e madhe italiane.
Kontrata aktuale e 28 vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit 2024./Lajmi.net/