Juve nuk dështon të dëshpërojë as ndaj Monzas – ‘Zonja e Vjetër’ pëson humbje në udhëtim

Juventus ka pësuar humbje në udhëtim kundër Monza. Skuadra e Juventus nuk ka dështuar të dëshpërojë tifozët e saj as në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim ndaj Monzas, përcjell lajmi.net. Lojtarët e Massimiliano Allegri nuk gjetën dot rrugën drejt fitores. Ata u mposhtën me rezultatin 0:1. “Njolla” e ndeshjes ishte Angel Di Maria, i cili…

Sport

18/09/2022 17:00

Juventus ka pësuar humbje në udhëtim kundër Monza.

Skuadra e Juventus nuk ka dështuar të dëshpërojë tifozët e saj as në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim ndaj Monzas, përcjell lajmi.net.

Lojtarët e Massimiliano Allegri nuk gjetën dot rrugën drejt fitores. Ata u mposhtën me rezultatin 0:1.

“Njolla” e ndeshjes ishte Angel Di Maria, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 40’.

Heroi i Monza ishte Gytkjaer i cili dërgoi topin në rrjetë, kur luhej minuta e 74’ e takimit.

Me rezultatin e regjistruar sot, Juventus mbetet në kuotën e 10 pikëve në pozitën e tetë, derisa Monza shkon në kuotën e katër pikëve. /Lajmi.net/