Ancelotti pyetet për Mbappen – refuzon të flasë për të

Carlo Ancelotti e ka “dribluar” pyetjen në lidhje me Kylian Mbappen. Në konferencën e organizuar për shtyp para ndeshjes ndaj Leipzigut në Champions League, italiani, pos të tjerash, u pyet edhe për francezin. “Prapë me ne ky?! (Qesh). Ne jemi të lumtur me lojtarët që kemi… jemi të lumtur me Vinicius dhe Rodrygo. Nuk po…

Sport

13/09/2022 18:28

Carlo Ancelotti e ka “dribluar” pyetjen në lidhje me Kylian Mbappen.

Në konferencën e organizuar për shtyp para ndeshjes ndaj Leipzigut në Champions League, italiani, pos të tjerash, u pyet edhe për francezin.

“Prapë me ne ky?! (Qesh). Ne jemi të lumtur me lojtarët që kemi… jemi të lumtur me Vinicius dhe Rodrygo. Nuk po mendojmë për asgjë tjetër. Asensio ka mundësi të luajë nesër, ai stërviti mirë” përfundoi ai.

Çështja e Kylian Mbappes ishte ndër më të përfolurat para merkatos së verës, me lojtarin që preferoi të qëndronte në “Parc de Princes”, përkundër që i kishte premtuar klubit madrilien se do të transferohej në “Bernabeu”. /Lajmi.net/