Ancelotti për zëvendësimin e Hazard: Nuk ishte faji i tij

Carlo Ancelotti i ka dalë në mbrojtje yllit belg, Eden Hazard. Ancelotti nuk ia besoi të gjitha minutat lojtarit të tij, Eden Hazard, por për këtë thotë se nuk ishte faji i lojtarit. Hazard u aktivizuar në rolin e numrit 9 dhe nuk bëri punën më të mirë të mundshme, megjithatë, Ancelotti akoma beson se…

Sport

11/09/2022 21:54

Carlo Ancelotti i ka dalë në mbrojtje yllit belg, Eden Hazard.

Ancelotti nuk ia besoi të gjitha minutat lojtarit të tij, Eden Hazard, por për këtë thotë se nuk ishte faji i lojtarit.

Hazard u aktivizuar në rolin e numrit 9 dhe nuk bëri punën më të mirë të mundshme, megjithatë, Ancelotti akoma beson se belgu mund ta bëjë një punë të tillë.

“Është më mirë ta përdori Rodrygo si 9, me Valverde, sesa vetëm Hazard”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Ne kishim vështirësi jo pse Hazard ishte aty, por sepse pozitat tjera nuk ishin në rregull. Hazard mund të luajë si qendërsulmues”, ka thënë tutje trajneri italian.

Real Madrid arriti të merrte fitore 4:1 ndaj Mallorca, por Hazard nuk la gjurmë në paraqitjen e tij. /Lajmi.net/