City e kthen në tenis ndeshjen ndaj Nottinghamit – ia shënon gjashtë gola
Manchester City ia ka shënuar plot gjashtë gola skuadrës së Nottingham Forestit, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League. Ata që spikatën më së shumti në këtë goleadë ishin pa dyshim blerjet e verës: Erling Haaland dhe Julian Alvarez. I pari shënoi plot tri gola në minutat 12’, 23’ dhe 38, ndërsa Alvarez…
Sport
Manchester City ia ka shënuar plot gjashtë gola skuadrës së Nottingham Forestit, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.
Ata që spikatën më së shumti në këtë goleadë ishin pa dyshim blerjet e verës: Erling Haaland dhe Julian Alvarez.
I pari shënoi plot tri gola në minutat 12’, 23’ dhe 38, ndërsa Alvarez gjeti golin dy herë në minutat 65’ dhe 87’.
Ai që iu fut në mes dy goleadorëve ishte Joao Cancelo që shënoi për 4-0 në minutën e 50’.
Falë kësaj fitoreje, City gjendet në pozitën e dytë me dy pikë më pak se Arsenali. /Lajmi.net/