Barca s’ka kryer punë akoma – synohet largimi i pesë lojtarëve dhe afrimi i tre të tjerëve
Barcelona do të bëjë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos. Skuadra katalane ka bërë disa transferime këtë merkato, duke qenë në mesin e skuadrave më aktive këtë afat kalimtar. Sipas raportimeve të Gerard Romero, Barcelona ka njoftuar krerët e La Liga se synojnë edhe disa lëvizje, përcjell lajmi.net. Në planet e ‘Blaugrana’ janë largimet…
Sport
Barcelona do të bëjë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos.
Skuadra katalane ka bërë disa transferime këtë merkato, duke qenë në mesin e skuadrave më aktive këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve të Gerard Romero, Barcelona ka njoftuar krerët e La Liga se synojnë edhe disa lëvizje, përcjell lajmi.net.
Në planet e ‘Blaugrana’ janë largimet e pesë lojtarëve si dhe transferimi i tre të tjerëve.
Emra si Martin Braithwaite e Sergino Dest pritet të largohen, kurse Marcos Alonso e Thomas Meunier pritet të bashkohen me klubin nga ‘Camp Nou’.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ato lëvizje që do të finalizohen. /Lajmi.net/