Thibo për Tchouamenin: Ai është një lojtar spektakolar
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka folur në lidhje me Aurelien Tchouameni. Tchouameni është një nga dy transferimet e vetme të Real Madridit këtë merkato. Mesfushori arriti në ‘Santiago Bernabeu’ nga Monaco për shumën e 80 milionë eurove. Së fundmi është portieri i Realit, Thibaut Courtois që ka thur lëvdata për të, duke e…
Sport
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka folur në lidhje me Aurelien Tchouameni.
Tchouameni është një nga dy transferimet e vetme të Real Madridit këtë merkato.
Mesfushori arriti në ‘Santiago Bernabeu’ nga Monaco për shumën e 80 milionë eurove.
Së fundmi është portieri i Realit, Thibaut Courtois që ka thur lëvdata për të, duke e cilësuar si një lojtar spektakolar.
“Nuk jemi të befasuar, ai është një lojtar spektakolar, ishte e vështirë për të në fillim, por mund të thuash se ndihet mirë dhe mund ta shohësh në stërvitje. Ai luan mirë në mbrojtje dhe sulm. Jam i lumtur me të dhe shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet”, tha belgu.
Me largimin e Casemiros francezi do ketë më shumë hapësirë në repartin e mesfushës./Lajmi.net/