Napoli shfrenon fantazinë – do 100 milionë dhe huazimin e Ronaldos për Osimhen

Skuadra e Napolit është e gatshme për një shkëmbim në mes të Victor Osimhen dhe Cristiano Ronaldo. Të paktën kështu raporton Gianlucca Di Marzio, transmeton lajmi.net. Sipas po të njëjtit burim, nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë me kokë. Skuadra italiane do 100 milionë euro, plus huazimin e portugezit, për ta lënë të lirë…

Sport

27/08/2022 08:36

Skuadra e Napolit është e gatshme për një shkëmbim në mes të Victor Osimhen dhe Cristiano Ronaldo.

Të paktën kështu raporton Gianlucca Di Marzio, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtit burim, nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë me kokë. Skuadra italiane do 100 milionë euro, plus huazimin e portugezit, për ta lënë të lirë nigerianin.

Kjo ofertë do të jetë vështirë e pranueshme nga “Djajtë e Kuqë” që nuk e kanë ndërmend të shpenzojnë aq shumë për lojtarin, kur dihet se nuk është objektivi kryesor i merkatos.

Gjithsesi, ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare në lidhje me këtë çështje. /Lajmi.net/