Romano: Nuk ka ende marrëveshje në mes të Barcelonës dhe Chelseas për Aubameyang

Fabrizio Romano ka thënë se nuk ka ende marrëveshje në mes të Barcelonës dhe Chelseas për shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang. Londinezët e kanë nisur një ofertë prej 20 milionë euro në drejtim të katalunasve, mirëpo ende nuk ka ndonjë reagim nga këta të fundit, transmeton lajmi.net. Gabonezi nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, mirëpo…

Sport

23/08/2022 22:59

Fabrizio Romano ka thënë se nuk ka ende marrëveshje në mes të Barcelonës dhe Chelseas për shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang.

Londinezët e kanë nisur një ofertë prej 20 milionë euro në drejtim të katalunasve, mirëpo ende nuk ka ndonjë reagim nga këta të fundit, transmeton lajmi.net.

Gabonezi nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, mirëpo situata e krijuar po e detyron ta mendojë diçka të tillë.

Sulmuesi pati një sezon të mirë me “blaugranat”, mirëpo ardhja e Lewandowskit ia ka hapur derën e largimit.  /Lajmi.net/