Haas kontakton Daniel Riccardon për sezonin e ri

Skuadra e Formula 1, Haas, e ka kontaktuar Daniel Riccardon si pilotin e ardhshëm për sezonin e ri. Piloti që aktualisht vozit McLarenin ende nuk e ka kthyer përgjigjen dhe po e shqyrton si ofertë, transmeton lajmi.net. Përbërja e Haas në vitin e ardhshëm do ta ketë patjetër dhe Kevin Magnussen, i cili ka një…

Sport

23/08/2022 18:04

Skuadra e Formula 1, Haas, e ka kontaktuar Daniel Riccardon si pilotin e ardhshëm për sezonin e ri.

Piloti që aktualisht vozit McLarenin ende nuk e ka kthyer përgjigjen dhe po e shqyrton si ofertë, transmeton lajmi.net.

Përbërja e Haas në vitin e ardhshëm do ta ketë patjetër dhe Kevin Magnussen, i cili ka një kontratë shumëvjeçare, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Schumacher, marrëveshja me të cilin skadon në fund të këtij viti.

Ndonëse Richardo ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me McLaren, drejtuesit e ekipit ia kanë bërë të qartë se janë duke tentuar ta zëvendësojnë me Oscar Priastri.

Riccardo paguhet hiç më pak se 12.2 milionë funte për këtë sezon nga kompania aktuale, pagë kjo që do të përbëjë çështje në rast se ai vendosë bashkimin me Haas. /Lajmi.net/