McGregor nuk do të luftojë në vitin 2022, fokusohet për një rol aktrues në Hollywood

Ikona e UFC, Conor McGregor duket se nuk do të kthehet në oktogon gjatë vitit 2022. McGregor tash e sa kohë lidhet me një rikthim të mundshëm në UFC, por ky rikthim nuk do të bëhet këtë vit. Siç bën të ditur ‘Marca’, McGregor është i fokusuar të bëjë debutimin e tij në aktrim, përcjell…

Sport

23/08/2022 15:01

Ikona e UFC, Conor McGregor duket se nuk do të kthehet në oktogon gjatë vitit 2022.

McGregor tash e sa kohë lidhet me një rikthim të mundshëm në UFC, por ky rikthim nuk do të bëhet këtë vit.

Siç bën të ditur ‘Marca’, McGregor është i fokusuar të bëjë debutimin e tij në aktrim, përcjell lajmi.net.

Ai nuk do të luftojë deri në vitin 2023 pasi vuan nga një lëndim, si dhe po përgatitet të luajë në ‘remake’ të “Road House”.

Se McGregor nuk do të jetë në oktogon gjatë vitit 2022 e ka konfirmuar edhe agjenti i tij. /Lajmi.net/