Kounde i nervozuar me Barcelonën, klubi akoma s’e ka regjistruar në La Liga

Situata mes Barcelonës dhe Jules Kounde po shkon duke u tensionuar. Kounde ishte një nga dëshirat më të mëdha të Xavi Hernandez gjatë kësaj merkatoje, por lojtari akoma nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re, në kampionatin spanjoll La Liga. Barca nuk po gjen hapësira në strukturën e pagave për ta regjistruar…

Sport

23/08/2022 09:58

Situata mes Barcelonës dhe Jules Kounde po shkon duke u tensionuar.

Kounde ishte një nga dëshirat më të mëdha të Xavi Hernandez gjatë kësaj merkatoje, por lojtari akoma nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re, në kampionatin spanjoll La Liga.

Barca nuk po gjen hapësira në strukturën e pagave për ta regjistruar Jules Kounde dhe lojtari mungoi edhe ndaj Real Sociedad.

Sipas ‘Catalunya Radio’, Kounde po humb durimin me skuadrën dhe është goxha i nervozuar me situatën aktuale, përcjell lajmi.net.

Nëse Barcelona nuk e regjistron lojtari deri në fundin e javës së ardhshme, atëherë francezi mund të zgjedh të largohet si transferim i lirë. Gjithsesi, te klubi ka besim të plotë se lojtari do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Valladolid.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e Barcelonës për një nga mbrojtësit më premtues aktualisht. /Lajmi.net/