Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin
Adrien Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin. Disa media italiane gjatë kësaj merkato përhapën lajme se Rabiot nuk është i lumtur te ‘Zonja e Vjetër’ dhe po e mendon largimin. Por, është trajneri i ekipit italian, Massimiliano Allegri që thotë se ai do vazhdojë të jetë lojtari i tij. “Rabiot ishte i rëndësishëm vitin e…
Sport
Adrien Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin.
Disa media italiane gjatë kësaj merkato përhapën lajme se Rabiot nuk është i lumtur te ‘Zonja e Vjetër’ dhe po e mendon largimin.
Por, është trajneri i ekipit italian, Massimiliano Allegri që thotë se ai do vazhdojë të jetë lojtari i tij.
“Rabiot ishte i rëndësishëm vitin e kaluar. Ai do të luajë të hënën dhe do të luajë këtë vit. Tregu është diçka tjetër dhe është normale që lojtarët të kenë dëshirën apo edhe mundësinë e largimit”, u shpreh italiani.
Man United, Paris Saint Germain dhe Liverpool janë skuadrat e interesuara për francezin./Lajmi.net/