Real Madridi mposht me lehtësi Celta Vigon
Real Madridi ka arritur fitore ndaj Celta Vigos. 4:1 në favor të Realit përfundoi ndeshja e xhiros së dytë në La Liga. Golin e parë për ‘Mbretërit’ në minutën e 14` e shënoi Karim Benzema nga pika e bardhë. Iago Aspas në të 23` barazoi në 1:1 edhe ai nga 11-metërshi. Luka Modric me një…
Sport
Real Madridi ka arritur fitore ndaj Celta Vigos.
4:1 në favor të Realit përfundoi ndeshja e xhiros së dytë në La Liga.
Golin e parë për ‘Mbretërit’ në minutën e 14` e shënoi Karim Benzema nga pika e bardhë.
Iago Aspas në të 23` barazoi në 1:1 edhe ai nga 11-metërshi.
Luka Modric me një supergol nga jashtë zona i riktheu epërsinë Realit në minutën e 41` të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të ‘Los Blancos’.
Në pjesë e dytë lojë më të mirë zhvilluan mysafirët, duke shënuar edhe tri herë të tjera.
Pas një kundërsulmi të shpejtë ishte Vinicius Jr që realizoi në minutën e 56`.
Por, ‘Mbretërit’ nuk u ndalën me aq, pasi tundën rrjetën sërish.
Në minutën e 66` Federico Valverde shënoi një gol të bukur.
Real Madridi kishte mundësi të thellojë rezultati, por Eden Hazard dështoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Reali arrin në gjashtë pikë, kurse Celta me vetëm një./Lajmi.net/