Çiklistët e Kosovës të fundit në Evropian

Çiklistët e Kosovës kanë përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian në Munih të Gjermanisë. Blerton Nuha e Alban Delija kanë mbetur të fundit në disiplinën “kronometër individual”, transmeton lajmi.net. Gara është mbajtur të mërkurën, ndërsa çiklistët kanë kaluar distancën prej 24 kilometra. Blerton Nuha ishte i 34-ti, përkatësisht i parafundit me kohë prej 34:56.74 minuta. Ndërkohë…

Sport

18/08/2022 18:42

Çiklistët e Kosovës kanë përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian në Munih të Gjermanisë.

Blerton Nuha e Alban Delija kanë mbetur të fundit në disiplinën “kronometër individual”, transmeton lajmi.net.

Gara është mbajtur të mërkurën, ndërsa çiklistët kanë kaluar distancën prej 24 kilometra.

Blerton Nuha ishte i 34-ti, përkatësisht i parafundit me kohë prej 34:56.74 minuta.

Ndërkohë Alban Delija ishte i 35-ti, përkatësisht i fundit me kohë prej 34:59.32 minuta.

Fitues i garës ishte zvicerani Stefan Bissegger me kohë prej 27:05:96 minuta./Lajmi.net/