Barcelona mund ta mbajë De Jongun, por me një kusht

Drejtuesit e Barcelonës mund të binden për ta mbajtur në skuadër Frenkie De Jong. Lojtari është në prag të largimit te Chelsea, por nëse e pranon një kusht te vënë nga katalunasit, ai mund të qëndrojë edhe më tutje, transmeton lajmi.net. Sipas asaj që bën të ditur Ben Jacobs, është fjala për reduktim të pagës…

Sport

11/08/2022 12:13

Drejtuesit e Barcelonës mund të binden për ta mbajtur në skuadër Frenkie De Jong.

Lojtari është në prag të largimit te Chelsea, por nëse e pranon një kusht te vënë nga katalunasit, ai mund të qëndrojë edhe më tutje, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Ben Jacobs, është fjala për reduktim të pagës në 50 për qind, çështje për të cilën janë duke vijuar diskutimet.

Lojtari ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive, për çka nuk ka shumë kohë, meqë “blaugranat” janë në urgjencë pasi mund të mbesin pa i regjistruar blerjet e reja. /Lajmi.net/