Umtiti pranon të largohet nga Barcelona
Samuel Umtiti ka pranuar që të largohet nga Barcelona në këtë merkato. Mbrojtësi nuk e ka problem ta lërë “Camp Nou”-n, mirëpo ajo që mund ta mbajë peng këtë proces është paga e lojtarit. Kontrata e mbrojtësit me katalunasit përfundon në vitin 2026 dhe në rast të shkëputjes së kësaj marrëveshjeje Barcelona do të detyrohet…
Sport
Samuel Umtiti ka pranuar që të largohet nga Barcelona në këtë merkato.
Mbrojtësi nuk e ka problem ta lërë “Camp Nou”-n, mirëpo ajo që mund ta mbajë peng këtë proces është paga e lojtarit.
Kontrata e mbrojtësit me katalunasit përfundon në vitin 2026 dhe në rast të shkëputjes së kësaj marrëveshjeje Barcelona do të detyrohet ta paguajë pagën e plotë të lojtarit.
Francezi shkëlqeu në fillimet e tij në La liga, por lëndimet e shpeshta e penguan shumë që ta tregojë potencialin e tij të vërtetë. /Lajmi.net/