Vinicius Jr: Dua të fitoj 5 apo 6 trofe të Ligës së Kampionëve me Realin

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr ka folur në lidhje me objektivat e tij me ekipin. Që nga viti 2018 braziliani është lojtari i Real Madridit, pasi kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ nga Flamengo. E sezonin që lamë pas, Vini Jr fitoi titullin e parë të Ligës së Kampionëve, por si duket nuk i mjaftoi atij,…

Sport

07/08/2022 10:42

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr ka folur në lidhje me objektivat e tij me ekipin.

Që nga viti 2018 braziliani është lojtari i Real Madridit, pasi kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ nga Flamengo.

E sezonin që lamë pas, Vini Jr fitoi titullin e parë të Ligës së Kampionëve, por si duket nuk i mjaftoi atij, pasi synon 5 apo 6 trofe të tillë.

“Dua të fitoj 5 apo 6 trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin”, tha 22 vjeçari, transmeton lajmi.net.

Vinicius kishte një rol kyç në sezonin e kaluar, me golin e tij në finalen e kompeticionit më të madh për klube, Ligës së Kampionëve, duke i siguruar titullin e 14 ekipit të tij./Lajmi.net/