Alonso në Barcelonë, çështje kohe – e konfirmon edhe Tuchel

Marcos Alonso së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës. Që nga hapja e afatit kalimtar ekipi katalanas kanë qenë pas mbrojtësit të Chelsea, Marcos Alonso. Si duket më në fund spanjolli do të zbarkojë në ‘Camp Nou’. Se do të largohet së shpejti e ka konfirmuar edhe trajneri i ‘Bluve të…

Sport

06/08/2022 23:42

Marcos Alonso së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Që nga hapja e afatit kalimtar ekipi katalanas kanë qenë pas mbrojtësit të Chelsea, Marcos Alonso.

Si duket më në fund spanjolli do të zbarkojë në ‘Camp Nou’.

Se do të largohet së shpejti e ka konfirmuar edhe trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Thomas Tuchel.

“Po, Marcos kërkoi të largohej dhe ne ramë dakord për këtë”, tha fillimisht gjermani, transmeton lajmi.net.

Chelsea sot u përball me Everton, në ndeshjen e parë të Premier Ligës, e që në fitoren minimal (1:0), nuk u ftuar Alonso.

Sipas trajnerit nuk do kishte kuptim që ai të luante në ‘Goodison Park’ sot.

“Nuk do të kishte kuptim ta fusnim në fushë sot”, përfundoi Tuchel.

Mbetet të shihet kur do të ndodhë zyrtarizimi i spanjollit te Barça./Lajmi.net/