Ferdinand: United nuk duhet ta lë Ronaldo të largohet edhe nëse ai i lutet
Rio Ferdinand ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Ronaldos nga Manchester United. Ferdinand i ka bërë thirrje ish-klubit të tij që të mos e lejojnë Cristiano Ronaldon të largohet, transmeton lajmi.net. Sipas tij, ylli portugez nuk duhet të largohet edhe nëse do t`i lutej drejtuesve ta lënë të lirë. “Manchester Unitedi nuk…
Sport
Rio Ferdinand ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Ronaldos nga Manchester United.
Ferdinand i ka bërë thirrje ish-klubit të tij që të mos e lejojnë Cristiano Ronaldon të largohet, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, ylli portugez nuk duhet të largohet edhe nëse do t`i lutej drejtuesve ta lënë të lirë.
“Manchester Unitedi nuk duhet ta lë Cristiano Ronaldon të largohet, thjesht nuk mundet. Edhe nëse ai përgjërohet për t’u larguar. Nuk është veprimi i duhur, s’mendoj”, ka thënë ai.
Këtë merkato Ronaldo është i lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në mbylljen e afatit kalimtar./Lajmi.net/