Chelsea, të vendosur për De Jong

Chelsea beson ende në një avantazh ndaj Manchester United për mesfushorin Frenkie De Jong. Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, londinezët mendojnë se të luajturit në Champions League u jep atyre një avantazh ndaj “Djajve të Kuqë”, transmeton lajmi.net. Gjithsesi, çështja me holandezin ka mbetur në “vendnumëro” pasi lojtari nuk është i interesuar…

Sport

04/08/2022 16:21

Chelsea beson ende në një avantazh ndaj Manchester United për mesfushorin Frenkie De Jong.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, londinezët mendojnë se të luajturit në Champions League u jep atyre një avantazh ndaj “Djajve të Kuqë”, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, çështja me holandezin ka mbetur në “vendnumëro” pasi lojtari nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona, përveç nëse klubi dëshiron që ta largojë atë.

Kjo “sagë” ka filluar që prej fillimit të merkatos, por ende nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret. /Lajmi.net/