Aubameyang në radarin e Chelsea

Chelsea mund të bëjë një lëvizje për repartin e sulmit gjatë ditëve të fundit të merkatos. ‘Blutë’ duan të bëjnë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos. Një nga këto lëvizje mund të jetë për sulmin. Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po shqyrton opsionin e transferimit të Pierre Emerick Aubameyang, përcjell lajmi.net. Bisedimet kanë filluar me…

Sport

04/08/2022 08:19

Chelsea mund të bëjë një lëvizje për repartin e sulmit gjatë ditëve të fundit të merkatos.

‘Blutë’ duan të bëjnë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos. Një nga këto lëvizje mund të jetë për sulmin.

Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po shqyrton opsionin e transferimit të Pierre Emerick Aubameyang, përcjell lajmi.net.

Bisedimet kanë filluar me kampin e lojtarit, por nuk ka akoma ofertë drejt Barcelonës.

Auba është një nga emrat në listën e dëshirave të Chelsea. Emra si Frenkie de Jong e Sesko janë opsione të tjera.

Biznesi mes Chelsea dhe Barcës do të vazhdojë edhe për emra si Cesar Azpilicueta e Marcos Alonso. /Lajmi.net/