Man United ka 6 lojtarë në listë për t’i shitur

Manchester United nuk ka mbyllur hesapet në merkato. ‘Djajtë e Kuq’ janë kërkim të përforcimeve të tjera, por paraprakisht duhet të shesin disa lojtarë, ose t’i huazojnë. Në listën për t’u larguar janë gjashtë emra, bën të ditur e përditshmja angleze ‘Dailymail’, përcjell lajmi.net. Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Axel Tuanzebe, Ethan Laird dhe…

Sport

02/08/2022 11:18

Manchester United nuk ka mbyllur hesapet në merkato.

‘Djajtë e Kuq’ janë kërkim të përforcimeve të tjera, por paraprakisht duhet të shesin disa lojtarë, ose t’i huazojnë.

Në listën për t’u larguar janë gjashtë emra, bën të ditur e përditshmja angleze ‘Dailymail’, përcjell lajmi.net.

Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Axel Tuanzebe, Ethan Laird dhe Phil Jones janë emrat që s’bëjnë pjesë në planet e Erik ten Hag.

United ndërkohë po punon shumë për të siguruar transferimin e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong. /Lajmi.net/