Real – United në bisedime për Asension

Real Madridi dhe Manchester United janë në bisedime për Marco Asension. Asensio mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi nuk është i lumtur me minutazhën e tij. United janë në kërkim të një sulmuesi krahu, kështu duke shënjestruar spanjollin si të denjë për atë pozitë. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat…

Sport

01/08/2022 13:35

Real Madridi dhe Manchester United janë në bisedime për Marco Asension.

Asensio mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi nuk është i lumtur me minutazhën e tij.

United janë në kërkim të një sulmuesi krahu, kështu duke shënjestruar spanjollin si të denjë për atë pozitë.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Real Madridin për Marco Asension, transmeton lajmi.net.

Gjithnjë sipas ‘MD’, United janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro për marrë shërbimet e anësorit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet klubeve./Lajmi.net/