Ronaldo favorizon Interin për Scudetton e sezonit të ardhshëm
Ronaldo Nazario e sheh Interin favorit për titulin e ligës italiane. Ronaldo në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tha se Interin e konsideron si një nga favoritët për të fituar Scudetton. “Mendoj se këtë sezon Inter do të jetë një nga favoritët për të fituar Serie A”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net. Tutje,…
Sport
Ronaldo Nazario e sheh Interin favorit për titulin e ligës italiane.
Ronaldo në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tha se Interin e konsideron si një nga favoritët për të fituar Scudetton.
“Mendoj se këtë sezon Inter do të jetë një nga favoritët për të fituar Serie A”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
Tutje, braziliani foli edhe për dyshen e sulmit, Lautaro – Lukaku:
“Ata mund ta kishin fituar titullin edhe sezonin e kaluar. Në të vërtetë, le të themi se në një moment e kishin fituar praktikisht. Dhe tani Lukaku është kthyer, një sulmues që në Itali bën diferencën. Ai dhe Lautaro bëjnë një çift perfekt në repartin sulmues”, tha ish-lojtari i Inter.
Inter sezonin që lamë pas ishte në garë të ngushtë me Milanin për titullin e Serie A, por në fund tirumfoi ekipi i ‘Rossonerëve’./Lajmi.net/