Chelsea telefonon Kimpemben – lojtari bindet të qëndrojë te PSG
Edhe një tjetër lojtar po e refuzon skuadrën e Chelsea. Presnel Kimpembe është mbrojtësi në radarin e Chelsea, me ‘Blutë’ që kërkojnë edhe një lojtar për t’i bashkuar Thiago Silva dhe Kalidou Koulibaly. Sipas raportimeve të ‘Le10Sport’, ‘Blutë’ kanë kontaktuar direkt me lojtarin e PSG, Kimpembe, përcjell lajmi.net. Përkundër tentimeve dhe telefonatës, Kimpembe ka vendosur…
Sport
Edhe një tjetër lojtar po e refuzon skuadrën e Chelsea.
Presnel Kimpembe është mbrojtësi në radarin e Chelsea, me ‘Blutë’ që kërkojnë edhe një lojtar për t’i bashkuar Thiago Silva dhe Kalidou Koulibaly.
Sipas raportimeve të ‘Le10Sport’, ‘Blutë’ kanë kontaktuar direkt me lojtarin e PSG, Kimpembe, përcjell lajmi.net.
Përkundër tentimeve dhe telefonatës, Kimpembe ka vendosur që të qëndrojë në Paris.
Thuhej se parisienët duan 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, por ndoshta tani do të jetë e kotë të ofrohen ato para.
Mbetet të shihet se cila do të jetë alternativa e Chelsea, pas dështimit për transferimin e Kimpembe. /Lajmi.net/