Xavi: Nuk dua të jem Guardiola i ri

Xavi Hernandez është krahasuar përsëri me trajnerin Pep Guardiola. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do të ketë shumë punë për të bërë për të dalë nga hija e Pep Guardiola. Megjithatë, Xavi ndjehet krenar për paralelet që tërhiqen, ndonëse thotë se interesi i tij është të bëjë një skuadër fituese. “Nuk dua të jem Pep…

Sport

26/07/2022 15:14

Xavi Hernandez është krahasuar përsëri me trajnerin Pep Guardiola.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do të ketë shumë punë për të bërë për të dalë nga hija e Pep Guardiola.

Megjithatë, Xavi ndjehet krenar për paralelet që tërhiqen, ndonëse thotë se interesi i tij është të bëjë një skuadër fituese.

“Nuk dua të jem Pep Guardiola i ri”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net. “Krejt çfarë dua është që Barca të fitojë dhe të bëhet skuadra më e mirë në botë përsëri”, shtoi ai.

“Unë jam nxënës i Pep Guardiolas dhe Johan Cruyff”, tha mes tjerash ikona e Barcës.

Xavi Hernandez po përgatit një skuadër mjaft të fortë për edicionin e ri. Barca, nën urdhrat e Xavi pritet të jetë konkurruese në të gjitha garat. /Lajmi.net/