Xavi për rikthimin e legjendës: Messi ka kontratë me PSG, është e pamundur

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që e kthejnë Lionel Messin në ‘Camp Nou’. Legjenda e Barcelonës po vazhdon paraqitjet e tij me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe faza para-sezonale e sheh argjentinasin në një formë mjaft të mirë. Raportime nga Spanja së fundmi kanë bërë të ditur se Xavi i ka…

Sport

26/07/2022 08:38

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që e kthejnë Lionel Messin në ‘Camp Nou’.

Legjenda e Barcelonës po vazhdon paraqitjet e tij me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe faza para-sezonale e sheh argjentinasin në një formë mjaft të mirë.

Raportime nga Spanja së fundmi kanë bërë të ditur se Xavi i ka kërkuar presidentit Joan Laporta rikthimin e Leo Messit.

Për këtë situatë ka folur edhe vet trajneri Xavi, i cili e sheh të pamundur një lëvizje të tillë në rrethanat aktuale.

“Ai (Messi) ka një kontratë dhe është e pamundur. Nuk ka kuptim të flasim për Messin”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Presidenti e ka bërë të qartë se shpreson që historia e Messi me Barcën nuk ka përfunduar”, shtoi trajneri ‘Blaugrana’, duke mos mbyllur mundësinë për një rikthim të Messi në vitin 2023.

Leo Messi largohej nga Barcelona verën e kaluar, pasi klubi përfshihej në një krizë të madhe ekonomike. /Lajmi.net/