Arsenal në negociata me Juventus, synohet huazimi i Arthur
Mesfushori brazilian, Arthur Melo mund të përfundojë tek Arsenal. Arsenal dhe Juventus kanë nisur negociatat për transferimin e mundshëm të Arthur në ‘Emirates’. Raportimet e mediave italiane bëjnë të ditur se ‘Gunners’ e duan lojtarin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net. Megjithatë, në marrëveshje – nëse arrihet – pritet të jetë edhe…
Sport
Mesfushori brazilian, Arthur Melo mund të përfundojë tek Arsenal.
Arsenal dhe Juventus kanë nisur negociatat për transferimin e mundshëm të Arthur në ‘Emirates’.
Raportimet e mediave italiane bëjnë të ditur se ‘Gunners’ e duan lojtarin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, në marrëveshje – nëse arrihet – pritet të jetë edhe opsioni për transferim të përhershëm.
Arsenal u interesua për Arthur edhe gjatë merkatos së janarit, por nuk finalizuan marrëveshjen për 25 vjeçarin.
Juventus janë duke kërkuar skuadër për mesfushorin brazilian, njësoj sikur për Ramsey, kështu që Arsenal mund të përfitojë lehtë nga situata në ‘Allianz Stadium’. /Lajmi.net/