Laporta rikthen projektin ‘European Super League’: Jam i sigurt se do ta bëjmë, na mbron ligji

Joan Laporta ka rikthyer temën e European Super League. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur përsëri për projektin që nga shumë adhurues futbolli konsiderohej i rrezikshëm, atë të European Super League. Laporta beson se ligji do t’i mbrojë skuadrat që kanë nisur këtë projekt dhe ai do të finalizohet deri në fund, për të…

Sport

25/07/2022 17:00

Joan Laporta ka rikthyer temën e European Super League.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur përsëri për projektin që nga shumë adhurues futbolli konsiderohej i rrezikshëm, atë të European Super League.

Laporta beson se ligji do t’i mbrojë skuadrat që kanë nisur këtë projekt dhe ai do të finalizohet deri në fund, për të qenë një nga kompeticionet më atraktive të futbollit.

“European Super League mund të jetë kompeticioni më atraktiv në botë, nëse e bëjmë siç duhet”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.

“Unë jam i sigurt se ne do ta bëjmë siç duhet, sepse edhe ligji është në anën tonë”, shtoi presidenti ‘Blaugrana’.

Real Madrid dhe Barcelona mbeten dy skuadrat më të zëshme në përpjekjet për të organizuar një kompeticion të tillë. /Lajmi.net/