Tottenham rivalizon Juventusin për kartonin e Zaniolo
Nicolo Zaniolo vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij. Lojtari italian ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Roma, por akoma nuk ka hapa konkret nga ndonjë skuadër për të siguruar kartonin e tij. Zaniolo është lidhur shpeshherë me një kalim të mundshëm te Juventus, por ‘Zonja e Vjetër’ por vonon në ofertën…
Sport
Nicolo Zaniolo vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.
Lojtari italian ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Roma, por akoma nuk ka hapa konkret nga ndonjë skuadër për të siguruar kartonin e tij.
Zaniolo është lidhur shpeshherë me një kalim të mundshëm te Juventus, por ‘Zonja e Vjetër’ por vonon në ofertën e saj.
Tani, sipas ‘Tuttosport’, Juventus kanë hasur në konkurrencë pasi Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për italianin, përcjell lajmi.net.
Zaniolo ka një kontratë valide me Romën deri në vitin 2024, por tentimet për rinovim kontrate kanë dështuar.
Tani, me transferimin e Paulo Dybala te Roma, largimi i Zaniolo është edhe më i mundshëm. Mbetet të shihet nëse Tottenham mund ta shfrytëzojë neglizhencën e Juventus. /Lajmi.net/