Barca arrin marrëveshje edhe me Sevillan – zyrtarizimi i Kounde çështje orësh

Barcelona ka gjetur marrëveshje edhe me skuadrën e Sevilla për kartonin e Jules Kounde. Tash e sa ditë, Barca është duke punuar në transferimin e mbrojtësit francez të Sevilla, Jules Kounde. Katalanët kishin mbyllur më herët një marrëveshje personale me lojtarin, për një kontratë katërvjeçare, por mungonte drita e gjelbër nga Sevilla. Tani, siç raportojnë…

Sport

24/07/2022 20:42

Barcelona ka gjetur marrëveshje edhe me skuadrën e Sevilla për kartonin e Jules Kounde.

Tash e sa ditë, Barca është duke punuar në transferimin e mbrojtësit francez të Sevilla, Jules Kounde.

Katalanët kishin mbyllur më herët një marrëveshje personale me lojtarin, për një kontratë katërvjeçare, por mungonte drita e gjelbër nga Sevilla.

Tani, siç raportojnë mediat spanjolle, Barca ka gjetur dakordim edhe me Sevillan, përcjell lajmi.net.

Barcelona do të ofrojë 50 milionë euro + 10 milionë të tjera në formë bonusesh për skuadrën andaluziane, në këmbim të kartonit të Kounde.

Me këtë marrëveshje, Chelsea del përfundimisht jashtë lojës në garën për Kounde.

Kounde ka qenë një nga dëshirat më të mëdha të Xavi Hernandez gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/