Mediet spanjolle: De Jong po ndihet i vetmuar dhe pa përkrahje

Situata me Frenkie de Jongun e Barcelonës po vazhdon të jetë një thriller i vërtetë. Mesfushori ende është në mëdyshje se ku do ta vijojë karrierën e tij, transmeton lajmi.net. Ndonëse Barcelona është dëshira e tij, këta të fundit po bëjnë presion te lojtari që ai ta pranojë ofertën e Manchester United për t’u transferuar…

Sport

23/07/2022 08:19

Situata me Frenkie de Jongun e Barcelonës po vazhdon të jetë një thriller i vërtetë.

Mesfushori ende është në mëdyshje se ku do ta vijojë karrierën e tij, transmeton lajmi.net.

Ndonëse Barcelona është dëshira e tij, këta të fundit po bëjnë presion te lojtari që ai ta pranojë ofertën e Manchester United për t’u transferuar në Angli.

Sipas gazetares së afërme me klubin katalunas, Helena Condis Edo, holandezi tash për tash po ndihet i vetmuar dhe pa përkrahje në lidhje me të ardhmen e tij.

“Ai duket më i mërzitur se kurrë dhe i vetmuar. Duket se nuk ka përkrahje”, tha shkurtazi ajo.

Katalunasit e kanë të detyruar të lirohen nga disa paga të larta në mënyrë që të mos kenë telashe sa u përket çështjeve financiare. /Lajmi.net/