Me Kounden afër kalimit tek Chelsea, Barcelona hedh sytë kah Inigo Martinez

Ekipi i Barcelonës janë vendosur pas lojtarit të Athletic Bilbaos, Inigo Martinez. Me Jules Kounde që pothuajse është afër transferimit tek Chelsea, Barca ka një alternativë tjetër në atë pozicion. Sipas ‘AS’ bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaso, Inigo Martinez, transmeton lajmi.net. Barça është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe…

Sport

22/07/2022 22:37

Ekipi i Barcelonës janë vendosur pas lojtarit të Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.

Me Jules Kounde që pothuajse është afër transferimit tek Chelsea, Barca ka një alternativë tjetër në atë pozicion.

Sipas ‘AS’ bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaso, Inigo Martinez, transmeton lajmi.net.

Barça është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe trajneri Xavi Hernandez ka aprovuar ofertën për Martinezin.

31-vjeçari ka kontratë me Bilbaon deri në vitin e ardhshëm dhe Barça pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij.

Por sot u raportua se baskët duan 60 milionë euro për spanjollin.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje ndërmjet klubeve për lojtarin./Lajmi.net/