Tielemans, ende në radarët e Arsenalit
Youri Tielemans është ende në radarët e skuadrës së Arsenalit. Këtë interesim të “topçinjve” e konfirmojnë njëzëri David Ornstein dhe Ben Jacobs, transmeton lajmi.net. Sipas tyre, lojtari nuk është duke e pranuar rinovimin e kontratës së propozuar nga Leicester dhe kërkon ndërrim ambienti në ditët në vijim. Londinezët janë skuadra e vetme e interesuar për…
Sport
Youri Tielemans është ende në radarët e skuadrës së Arsenalit.
Këtë interesim të “topçinjve” e konfirmojnë njëzëri David Ornstein dhe Ben Jacobs, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, lojtari nuk është duke e pranuar rinovimin e kontratës së propozuar nga Leicester dhe kërkon ndërrim ambienti në ditët në vijim.
Londinezët janë skuadra e vetme e interesuar për të aktualisht dhe një transferim i tillë është mëse i mundshëm nëse puna e ish-kampionëve anglezë intensifikohet në ditët në vijim. /Lajmi.net/