Chelsea po rivalizon Barcën për Kounde – situatë e paqartë rreth të ardhmes së lojtarit
Jules Kounde vazhdon të jetë një nga dëshirat e Barcelonës dhe është kthyer edhe në listën e dëshirave të Chelsea.
Sport
Barcelona ishte afër marrëveshjes me lojtarin dhe vazhdon të jetë në atë pozitë, por marrëveshja me Sevilla është më larg.
Tani, Fabrizio Romano shkruan se Barca po insiston te përfaqësuesit e lojtarit, kurse Chelsea kanë rinisur bisedimet me klubin e Sevilla, transmeton lajmi.net.
Raportet mes dy klubeve (Chelsea-Sevilla) janë shumë të mira dhe ‘Blutë’ po shfrytëzojnë çdo mundësi.
Tani, Barca e di se duhet të jetë më e shpejtë në ofertën që do t’i bëjnë Sevillas, për Kounde. Beteja për lojtarin është mes Chelsea dhe Barca. /Lajmi.net/