Së shpejti Broja do të sqarojë të ardhmen e tij

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij. Gjatë ditë së djeshme u raportua se Chelsea nuk mendon shitjen e Brojas këtë verë, por vetëm huazimin e tij. Por, ai ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, ndërsa pritet të sqarojë atë së shpejti,…

Sport

18/07/2022 08:40

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Gjatë ditë së djeshme u raportua se Chelsea nuk mendon shitjen e Brojas këtë verë, por vetëm huazimin e tij.

Por, ai ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, ndërsa pritet të sqarojë atë së shpejti, transmeton lajmi.net.

West Ham United po shihet si destinacioni i radhës për shqiptarin.

Sipas mediave angleze, ‘Hammers’ janë shumë pranë të arrijnë marrëveshje me Brojan sa i përketë kushteve personale.

Ndërsa më pas ata do të fokusohen me drejtuesit e ekipit të ‘Bluve të Londrës’.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve./Lajmi.net/