Juventusi kërkon Torres si zëvendësues të De Ligt

Juventusi janë vendosur pas qendërmbrojtësit të Villarreal, Pau Torres. Me Matthijs de Ligt që pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, Juventusi po kërkon zëvendësuesin. Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, ‘Zonja e Vjetër’ e sheh Torres si ideal për qendër të mbrojtjes, transmeton lajmi.net. Villarreal kërkon 50 milionë euro për spanjollin, por Juve ofron…

Sport

17/07/2022 19:22

Juventusi janë vendosur pas qendërmbrojtësit të Villarreal, Pau Torres.

Me Matthijs de Ligt që pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, Juventusi po kërkon zëvendësuesin.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, ‘Zonja e Vjetër’ e sheh Torres si ideal për qendër të mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

Villarreal kërkon 50 milionë euro për spanjollin, por Juve ofron vetëm 40 milionë.

Ekipi italian gjithashtu janë të gatshëm t`i ofrojnë lojtarit pagë 5 milionë euro në vit dhe një kontratë pesëvjeçare.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve për lojtarin./Lajmi.net/