Pos Koulibaly, Chelsea po e kërkon edhe Kimpemben

Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me Kalidou Koulibalyn në repartin e mbrojtjes.

Sport

13/07/2022 22:02

Raportimet e fundit në Angli thonë se “blutë” janë gati që të nënshkruajnë edhe me Presnel Kimpemben, transmeton lajmi.net.

Lojtari tashmë është në listën e shitjeve të skuadrës së Paris Saint Germain dhe me shumë gjasë do të ndërrojë ambient gjatë verës.

Çmimi i lojtarit është 50 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme për financat e një skuadreje si Chelsea.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështje. /Lajmi.net/