Mount konfirmon planin për negociata me Chelsea

Mason Mount shpreson të gjejë marrëveshje rinovimi me Chelsean.

Sport

13/07/2022 11:46

Ylli anglez, Mason Mount ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nis negociatat me Chelsea, për rinovimin e kontratës.

Lojtari ka thënë se është shumë i lumtur në ‘Stamford Bridge’ prandaj marrëveshja mund të arrihet lehtë.

“Unë kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time, dhe jam shumë, shumë i lumtur këtu”, ka thënë Mount, transmeton lajmi.net.

“Bisedimet për kontratën shpresoj se do të fillojnë së shpejti”, ka thënë Mount, transmeton lajmi.net.

Mount ka qenë në mesin e lojtarëve kyç të Chelsea qysh nga koha e Frank Lampard. /Lajmi.net/