Lëndohet Ferran Torres, nuk dihet sa do të mungojë
Ferran Torres ka pësuar një lëndim.
Sport
Ylli spanjoll i Barcelonës, Ferran Torres ka pësuar një lëndim dhe do t’i mungojë skuadrës për një kohë në fazën para-sezonale.
Siç shkruan faqja zyrtare e Barcelonës, Ferran ka një dëmtim në këmbën e djathtë, përcjell lajmi.net.
Rikuperimi i tij do të përcaktohet përmes disponueshmërisë së tij për seancat e ardhshme stërvitore.
Ferran pritet të jetë një nga pikat kyçe në planet e Xavi Hernandez për sezonin e ri. /Lajmi.net/