E ardhmja e Depay në ‘ajër’, Raphinha e Dembele përcaktues të fatit të tij

E ardhmja e Memphis Depay po qëndron në ajër.

Sport

09/07/2022 20:45

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit të Barcelonës, Memphis Depay.

Sipas ‘Mundo Deprotivo’, holandezi ka kërkuar të qëndrojë edhe më tej në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, klubi mund të mos llogarisë në të, pasi kërkojnë transferimin e Raphinhas dhe rinovimin me Ousmane Dembele.

Depay ka kontratë deri në vitin tjetër me ekipin katalanas. /Lajmi.net/