Gjithçka e kryer: Pogba po i kryen testet mjekësore te Juventusi

Paul Pogba mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Juventusit.

Sport

09/07/2022 13:07

Në fakt, francezi është një njohje e vjetër për ‘’bardhezinjtë’’, por, pas disa vitesh distancë, ai po vjen në Torino sërish.

‘’Allianz Stadiumi’’ do ta duartrokasë prapë shtatlartin që dhuroi gola e performanca të paharrueshme para se të largohej për në Mançester, transmeton lajmi.net.

Tash, kur kontrata me ‘’Djajtë e Kuqë’’ ka skaduar, francezi rikthehet pikërisht aty ku u bë yll.

Testet mjekësore janë ende duke u kryer, për t’i lënë më pas radhën prezantimit të tij si lojtar i Juventusit. /Lajmi.net/