Nesër pritet zyrtarizimi i Jesus tek Arsenal dhe i Phillips te Man City
Nesër pritet të jetë ditë aktive sa i përket transferimeve në Premier League.
Sport
Skuadra e Manchester City pritet të jetë e përfshirë në dy lëvizje, për të cilat marrëveshja është arritur më herët por pritet vetëm zyrtarizimi.
Fillimisht, ‘Citizens’ pritet të zyrtarizojnë transferimin e Gabriel Jesus tek Arsenal – ose më saktësisht largimin e brazilianit, përcjell lajmi.net.
Më pas, te skuadra kampione e Premier League do të afrohet mesfushori anglez, Kalvin Phillips.
Phillips do të transferohet nga Leeds United te Man City, si zëvendësues i brazilianit Fernandinho. /Lajmi.net/