Chelsea avancon në negociatat për De Ligt dhe Skriniar

Chelsea janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Sport

27/06/2022 19:46

‘Blutë’ e Londrës janë duke punuar në dy drejtime të ndryshme aktualisht, dhe të dyja lidhen me qendrën e mbrojtjes.

Chelsea synon Matthijs de Ligt të Juventus dhe Milan Skriniar të Inter, transmeton lajmi.net.

Për emrin e dytë, Chelsea do të kenë në konkurrencë edhe skuadrën e PSG.

Mbrojtësi i Juves në anën tjetër ka dështuar të gjejë marrëveshje rinovimi me skuadrën ‘Biankoneri’ dhe mund të jetë i hapur për lëvizje.

De Ligt ka një klauzolë liruese prej 120 milionë eurove në kontratën e tij, kështu që Juve kërkon së paku 100 milionë.

Chelsea kanë ofruar 40 milionë euro + Werner ose Pulisic, por Juve ka refuzuar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë alternativat tjera të Chelsea për të paguar dy dëshirat. /Lajmi.net/