Barcelona ende nuk ka bërë një ofertë për Raphinha

Barcelona ende nuk ka bërë një ofertë për yllin e Leeds United, Raphinha.

Sport

27/06/2022 15:05

Anësori brazilian thuhet se dëshironte kalimin te Barcelona dhe klubi i La Ligës dukej i gatshëm ta nënshkruante atë.

Megjithatë, tarifa është dëshmuar të jetë një pengesë në këtë marrëveshje, me Leeds që kërkon 65 milionë funte për 25-vjeçarin.

Kështu ‘Marca’, njofton se katalanasit nuk kanë bërë ndonjë për brazilianin, përcjell lajmi.net.

Dëshira e Barcelonës për të nënshkruar me Raphinhan do të përcaktohet edhe nga e ardhmja e Ousmane Dembele, i cili ende nuk dihet se çfarë ka vendosur./Lajmi.net/