Barcelona e takon agjentin e Juan Foyth
Drejtuesit e Barcelonës e kanë takuar agjentin e futbollistit të Villarrealit, Juan Foyth dhe e kanë pyetur për një mundësi transferimi të lojtarit në afatin kalimtar veror.
Sport
Negociatat në lidhje me këtë çështje do t’i udhëheqë Mateu Alemany, që e mban pozitën e drejtorit sportiv te “blaugranat”, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi argjentinas pati një sezon të mirë duke qenë një ndër pikat kyçe në formacionin e Unai Emery.
24-vjeçari kontratë me “Nëndetësen e Verdhë” deri në vitin 2026. /Lajmi.net/